Stuhia Isaac pritet të kthehet në një uragan të rrezikshëm

Qendra kombëtare e Uraganeve thotë se Isaac pritet të fuqizohet nesër në shkallën e një uragani, para se të depërtojë në brendësi të kontinentit, në shtetet Floridës dhe të Luizianës. 4 shtete, Alabama, Florida, Luizinana dhe Missisipi, kanë deklaruar gjendjen e emergjencës. Në këto shtete pritet që niveli i reshjeve të arrijë në 46 centimetra.
Kompanitë e energjisë kanë mbyllur naftë nxjerrësit dhe rafineritë në brigjet detare. Kryetari i Bashkisë së New Orlinsit, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e tij, dhe i ka bërë thirrje banorëve të largohen, në se jepet urdhri për evakuim.
Shumë banorë nuk u larguan 7 vjet më parë, kur New Orleansi u godit nga uragani Katrina, gjatë të cilit u vranë mbi 1 mijë e 800 njerëz dhe mijëra të tjerë mbetën pa strehë.
Të mërkurën mbushen 7 vjet nga uragani Katrina.