E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lieberman: Perëndimi të jetë gati për t'u konfrontuar me Iranin

Senatori i Shteteve të Bashkuara, Joseph Lieberman, ka thënë se ka prova të qarta se Irani përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Nëse Republika Islamike arrin këtë qëllim, ajo do të paraqesë kërcënim për botën, ka thënë Lieberman.

“Unë jam mbështetës i qasjes aktuale të administratës së Shteteve të Bashkuara ndaj programit bërthamor të Iranit. Mendojmë se ka prova të qarta, jo vetëm nga SHBA-ja, por nga agjencitë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, se regjimi i Iranit është duke ndërtuar kapacitete për armë bërthamore”, ka thënë Lieberman.

Lieberman ka thënë se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ata që kërcënohen nga armët bërthamore të Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›