Stuhia Nils përfshin Francën, Spanjën dhe Portugalinë, përmbytje dhe rrugë të bllokuara

Franca u godit në orët e vona të së mërkurës nga Stuhia Nils, e cila shkaktoi vdekjen e një personi dhe la rreth një milionë banesa pa energji elektrike.
Erërat e me shpejtësi më të madhe se 160 kilometra në orë dhe reshjet e dendura të shiut detyruan autoritetet në perëndim të vendit aty ku stuhia goditi fillimisht dhe më pas në juglindje që të urdhëronin mbylljen e shkollave dhe anulonin udhëtimet me trena.
Pas Francës, Nils iu drejtua gadishullit Iberik duke lënduar të paktën 25 persona në krahinën spanjolle të Katalonjës dhe duke detyruar autoritetet të mbyllnin shkollat dhe kufizonin fluturimet.
Shpejtësia e erërave shkoi në 105 kilometra në orë në portin e Barcelonës, duke shkulur pemë dhe duke përmbytur dhe bllokuar rrugë dhe linja hekurudhore.
Autoritetet e katalonjës këshilluan qytetarët që të kufizonin lëvizjet jashtë banesave deri të enjten në mbrëmje. Stuhia goditi edhe Portugalinë, ku përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut shkaktuan shembjen e pjesshme të një ure në autostradën mes Lisbonës dhe Porto-së.
/rtsh.al/