Stuhia e bores pengon udhetimet ne SHBA
Debora dhe ererat e forta po godasin brigjet verilindore te Shteteve te Bashkuara nga Filadelfia ne Boston duke detyruar shoqerite ajrore te anulojne fluturimet dhe bllokuar nje numer te madh udhetaresh.
Ne aeroportin Ronald Regan ne Uashington shumica e fluturimeve u anuluan dhe udhetaret po perpiqeshin te riplanifikonin udhetimet. Rik Rasell po perpiqej te largohej nga Uashingtoni dje por nuk ishte ne gjendje te percaktonte se kur dhe nese do te gjente ndonje fluturim per tu larguar nga qyteti.
Kam mbetur i zhgenjyer qe tani ndodhem ne aeroport dhe fluturimi im per ne Detroit eshte anuluar. Do te perpiqem te gjej nje linje tjeter. Duket se shoqeria Delta do te kete avion per atje. Shpresoj te nisem me kete linje... Ndoshta.
Linjat ajrore dhe transportet te tjera jane te ngarkuara kete jave pasi miliona amerikane vizitojne miqte dhe familjet me rastin e festave te fundvitit. Fluturimet ne rajonin lindor te SHBA-ve qe eshte edhe me i populluari shpesh jane vonuar edhe pa patur stuhi bore.
Ne Nju Jork ne tri aeroportet kryesore u anuluan dje me shume se 1400 fluturime para se te afrohej stuhia. Transporti ajror nuk ishte problemi i vetem. Udhetimi me makine neper autostrada ishte gjithashtu i veshtire. Sherbimi hekurudhor Amtrak mes Nju Jorkut dhe Majemit anuloi udhetimet mbreme dhe anulime ne transportin hekurudhore pati edhe ne shtetin e Virxhinias.
Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg u beri thirrje qytetareve te mos dilnin jashte dhe te shtynin planet e udhetimeve po te ishte e mundur. Paralajmerimi per stuhi bore ne qytetin e Nju Jorkut do te jete ne fuqi deri neser vone.
Meteorologet e Sherbimit Kombetar te Motit po na thone se mund te kemi deri ne 40 centimetra debore dhe erera me shpejtesi deri ne 90 kilometra ne ore. shte veshtire te qendrosh jashte ne kushte te tilla atmosferike dhe vecanerisht kur rruget jane me akull. Pra eshte e rrezikshme te dalesh jashte.
Me shume se 2400 punonjes te sherbimit komunal po punojne me turne 12 oreshe per te pastruar rruget e Nju Jorkut. Sherbimi Kombetar i Motit thote se stuhia filloi me renin e presionit atmosferik ne brigjet e Karolines se Veriut duke u shnderruar ne nje stuhi te forte.
Kryeqyteti i Karolines se Veriut Kolumbia pati boren e pare te madhe qe kur filloi mbajtja e te dhenave te motit ne vitin 1887
NOA