Stuhia e dëborës godet Ukrainën, mijëra banesa mbeten pa energji elektrike

Një stuhi e fortë dëbore e shoqëruara nga erëra të forta ka goditur Ukrainën, duke lënë pa energji elektrike më shumë se 2 mijë vendbanime në 16 krahina të vendit . Më shumë se 12 autostrada janë bërë të pakalueshme.
Kushtet ekstreme të motit vinë në një kohë që dhjetëra mijëra trupa ndodhen në vijat e frontit në luftën me Rusinë dhe ndërsa Kievi ka ngritur shqetësimin se Moska mund të shënjestrojë rrjetin energjisë elektrike me sulme ajrore këtë dimër.
U desh ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të ndihmuar të paktën 1370 kamionë mallrash dhe 840 automjete të tjera që ngecën në dëborë.
Edhe shërbimi kufitar I Ukrainës u shpreh se Moldavia kishte pezulluar përkohësisht kalimin në territorin e saj të mjeteve nga Odesa.
Zyrtarët e kryeqytetit Kiev bënë të ditur se erërat e forta kishin grisur edhe flamurin më të madh të vendit që ndodhej pranë muzeut kombëtar të historisë, I cili, sipas tyre, do të zëvendësohet dhe ngrihet sërish pasi kushtet e motit të qetësohen.
/RTSH/