Stuhia e debores ne SHBA nje i vdekur qindra shtepi pa energji
Pjesa verilindore e SHBA është mbuluar nga dëbora e trashë, ndërkohë që raportohet viktima e parë. CNN raporton për një person të vdekur në një aksident rrugor të shkaktuar nga stuhia e dëborës.
Raportohet të jenë anuluar më shumë se 4300 fluturime, përfshirë dhe ato drejt dhe nga Nju Jork janë anuluar dhe ndërprerje energjie raportohet së fundi, teksa stuhia “historike” ka zbritur nga Great Lakes drejt Neë England.
Massachusetts, Rhode Island, Neë York, Connecticut dje Maine janë të përfshira nga stuhia e dëborës, ndërkohë që miliona njerëzve u është kërkuar të rrinë në shtëpi.
Shërbimi Kombëtar i Motit bëri të ditur se kombinimi i dy rrymave, polare dhe subpolare, mund të prodhojnë atë që mund të konsiderohet si stuhi “historike”.
Gjatë së premtes, bora arriti deri në 6,35 cm në Boston dhe rreth 2 cm në Neë York City. Më shumë se 15 cm borë ka rënë në pjesë të jug-lindjes së Massachusetts, ku rreth 350 mijë shtëpi dhe biznese në mbarë zonën janë pa energji elektrike.
Në Rhode Island, kompanitë e shërbimeve thanë se 45 mijë njerëz janë pa energji, ndërsa dëbora ka arritur deri në 20 cm.
Në Kanada, dëbora ka arritur deri në 25 cm, ndërkohë që erëra të forta priten në pjesën jugore të provincës së Ontarios, teksa probleme parashikohen edhe në Quebec.
Në Ontario kanë ndodhur aktualisht 200 aksidente mes automjeteve, sipas CBC, me të paktën 3 viktima të shënuar.