Leja e perdorimit per shtesat e pallateve mirepritet nga qytetaret

Të gjitha ndërtimet dhe shtesat e pallateve, që janë ngritur pas nisjes së procesit të legalizimit, do të pajisen më leje përdorimi. Akti i fundit normativ i qeverisë për marrjen e kësaj leje është mirëpritur si nga qytetarët ashtu edhe nga shoqata e ndërtuesve. Me këtë vendim të qeverisë këto objekte kthehen në të ligjshme.
Pozitiv nga ky akt është fakti se është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka përcaktuar .
I ndërgjegjshëm për ballkon e ndërtuar pa leje, por entuziast se deri në shtator ka mundësi të përvetësojë lejen e përdorimit. Petriti, banor në një lagje pranë qendrës në kryeqytet thotë se e ka mirëpritur aktin e fundit normativ të qeverisë për pajisjen me leje përdorimi të strukturave jashtë kushteve të lejes së ndërtimit.
Përfitimet e shumta nga ky vendim janë edhe për ndërtuesit. Kryetari i shoqatës Maksim Muci i shpjegon ato për ABCneës.
1. ky akt normativ shtrihet jo vetëm në rrethinë Tiranës, por në të gjithë vendin
2. akti ka përcaktuar edhe organet kompetente që do të merren më këtë punë
Me lejen e përdorimit këto ndërtesat pa leje kthehen në të ligjshme.
Por sipas z. Muci, problemi që shoqata e ndërtuesve ngre aktualisht lidhet me hipotekimin, pasi janë ende 300 pallate që janë në pritje te Aluiznit të cilat nuk po kalojnë në hipotekë për tu pajisur me certifikatën e pronësinë.
Me hipotekimin përfitojnë jo vetëm qytetarët por edhe shteti.
Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, është deri në 12 muaj pas miratimit të planeve të përgjithshme vendore të njësive të qeverisjes lokale.