E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia e fortë shkul pemët në Sarandë, dëme në makina dhe biznese

Pas stuhisë së fortë që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, dëme të shumta janë konstatuar në lulishten “Miqësia”.

Era e fuqishme ka rrëzuar dhe dëmtuar një numër pemësh, duke lënë pas degë të thyera dhe pemë të shkulura.

Pamjet e mëngjesit të sotëm tregojnë qartë forcën e stuhisë, e cila ka prekur një nga hapësirat më të frekuentuara publike të qytetit.  Si pasojë e stuhisë janë dëmtuar disa biznese si dhe një numër automjetesh.

Dëmtimet kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e lulishtes, ndërsa në disa zona kalimi është vështirësuar për shkak të pemëve dhe degëve të rrëzuara./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›