Berisha:Gjithçka që procesi i integrimit të jetë i pakthyeshëm
Kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe për të bërë të mundur që procesi i integrimit të jetë i pakthyeshëm.
Duke folur në seancën plenare, kryeministri Berisha duke bërë të ditur raportin e KE-së theksoi se Shqipëria nuk e fitoi statusin kandidat për shkak të ngërçit politik dhe bojkotit të opozitës ndërsa e ka akuzuar atë se ka qënë pengesë kundër çdo akti që rrit të ardhurat dhe mirëqënien e shqiptarëve.
“Opozita voton kundër rritjes së rrogave, voton kundër uljes së taksave, kundër rritjes ekonomike. Unë u them shqiptarëve se këta zotërinj kanë votuar kundër të gjitha ligjeve dhe e kanë bërë këtë sepse e keqja juaj është e mira e tyre. Është unike në historinë e vendit që një opozitë nga mëngjesi deri në darkë lufton për të bllokuar vizat” ka theksuar Berisha.
vijonn