E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez, ‘simulues i turpshëm’ (video)

Menaxheri i Stoke Cityt, Tony Pulis ka kritikuar sjelljen e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez gjatë barazimit 0-0 në Anfield Road, të dielën.

Ai e përshkroi të “turpshme” sjelljen e uruguaianit dhe i bëri thirrje Federatës angleze ta suspendojë atë për tri ndeshje.

“Mendoj se Suarez e bëri të veten sërish. Kam parë futbollistë në ligat inferiore që simulojnë vazhdimisht për të përfituar ndonjë rast të volitshëm, por është e turpshme për një futbollist profesionist të bëjë atë që bëri Suarez kundër nesh”, deklaroi Pulis për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›