E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Erdha në NY me 1000$ dhe një valixhe"

Mallory Hagan, e  sapo kurorëzuar "Miss Amerika", ka treguar se si ajo u shpërngul në Nju Jork në moshën 18 vjeçare me vetëm një valixhe dhe më pak se  1000 $, në ndjekje të ëndrrave të saj për botën e bukurisë.

Bukuroshja 24 vjeçare, e cila u shpall fituese e konkursit prestigjioz të shtunën, tha se ajo financiarisht mund të përballonte vetëm ushqime nga McDonald's, kur së pari u largua nga qyteti i saj Opelika, Alabama, për në Manhattan.   Duke rikujtuar sfidat me të cilat përballej, ajo tha për Associated Press: "Lufta ishte e madhe. Ka pasur ditë kur kam pasur pesë dollare në xhepin tim dhe unë duhej t'i ndajë ato mes biletës për metro dhe ushqimit. " Pas një kohe të shkurtër ajo arriti të sigurojë një punë me orar të plotë, që i mundësoi të regjistrohej në një kurs të komunikimit në Institutin e Teknologjisë dhe Modës.   Duke shpjeguar vendimin e saj për tu zhvendosur, Hagan, e cila aktualisht jeton në Brooklyn, tha: "Unë vetëm e dija se energjia e NYC ishte diçka që unë me të vërtetë doja."   Para kësaj kurore, Hagan ka mbajtur titujt e "Miss New York 2012", "Miss New York City 2012", "Miss Manhattan 2011" dhe "Miss Brooklyn 2010". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›