E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi KQZ tashme nuk luan me rol per Tiranen

Kolegji rruga e mbetur. Flet zv.kryetarja e KQZ-se

Pjesa e fundit e lojes elektorale per Tiranen do te zhvillohet serish ne Kolegjin Zgjedhor. Sikurse edhe ka paralajmeruar publikisht Partia Socialiste si pale e cenuar nga vendimi i fundit i gjykates do te ndermarre veprime te reja ligjore edhe pse opsionet qe mbeten jane te pakta dhe nuk ushqejne optimizem. Aktualisht ne proces ankimimi normal jane dy kerkesat e saj per tabelat permbledhese te njesise nr. 5 dhe atyre per Tiranen te cilat te rrezuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve normalisht adresojne objektin e tyre ne Kolegjin Zgjedhor. Nje ide mbi ate qe i mbetet aktualisht institucionit te drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit per kryeqytetin e ka shprehur zv.kryetarja e tij Deshira Subashi e cila ka shpjeguar per Shqip se cfare pasoje sjell vendimi i gjyqtareve te Apelit. Ajo cfare mbetet tashme praktikisht eshte qe me pushimin e vendimeve te ndermjetme per ndryshimin e tabelave te rezultateve dhe me rrezimin e kerkeses se PS-se per shpalljen te pavlefshem te aktit nr. 709 palet e interesuara do te duhet te kundershtojne serish ne Kolegj vendimin e KQZ-se per miratimin e tabeles permbledhese pra vendimin 711. Me kete veprim praktikisht ankimohet edhe vete vendimi nr. 709 procedura e te cilit solli tabelen e Tiranes. E njejta gje vlen edhe per sa i perket KZAZ-se nr. 49 dhe tabeles se saj. Sa i perket KQZ-se ajo tashme nuk ka me asnje rol ne rezultatin e kryeqytetit tha Subashi. Thene kjo duket se perspektiva e asaj qe quhet si beteja ligjore eshte praktikisht e permbyllur edhe me nje seance tjeter te Kolegjit i cili do te kete ne tavoline kerkesat per rrezim te rezultatit te prodhuar nga tabelat permbledhese pas rivleresimit te fleteve te votimit te gjetura ne kutine e gabuar. Nese kjo procedure e fundit nuk u konsiderua si antiligjore perfshire edhe vendimet e ndermjetme te ndryshimit te tabelave ne KZAZ-te e Tiranes ku pretendohej se kishte vota te panumeruara ajo gjithsesi nuk legjitimon formalisht nevojen e KQZ-se per te operuar qe ne fillese ne kete menyre pa zbatuar paraprakisht nenin 123 i cili kerkon nxjerrje rezultati dhe miratim tabele nisur nga tabelat origjinale te KZAZ-ve. Ne kete kontekst neni 123 mbetet tanime pike themelore ne argumentimin e selise roze edhe pse duhet thene se neutraliteti i Kolegjit lexohet si gjykim pozitiv per vendimin nr. 709 te KQZ-se qe i veshi vetes atributet e KZAZ-se se Tiranes. Per kete arsye vete Kolegji me kete akt ka sanksionuar rrugen kundershtuese te demokrateve ndaj ketij pretendimi te pritshem te selise roze i cili ne kuptim te aritmetikes se rezultatit eshte pa pasoje. Kjo pasi ne cdo rrethane te gjykimit te punes se KQZ-se rivleresimi i fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara eshte njohur si i ligjshem e per pasoje te gjitha kerkesat vetem sa do te kerkonin regjistrimin e llogarive te bera me ane te procedures ne fjale ne nje numer te ri protokollar te KQZ-se. Natyra e shumefishte e vendimit te Apelit eshte pranuar edhe nga Subashi e cila ka bere nje vleresim te vetin ndaj tij duke kundershtuar permbajtjen dhe me shume akoma pasojen qe ai sjell. Kolegji per mendimin tim ka lene si te thuash dritaren hapur. shte nje vendim konfuz dhe alogjik po te perdorim gjuhen e juristeve tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›