E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela Presidenti te therrase Komisionin e Venecias

Ndihma e eksperteve te huaj

Opozita nxjerr ne skene skenarin presidencial si menyre per te legjitimuar ndihmen e Komisionit te Venecias ne zgjidhjen e ceshtjes elektorale te Tiranes. Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela aleat i ngushte i socialisteve deklaroi dje ne nje prononcim televiziv se taktikat e zvarritjes qe mund te vihen ne zbatim per te ulur tempin politik te problemit duhet te marrin drejtim me ane te nderhyrjes se Presidentit te Republikes. Presidenti i Republikes duhet te nderhyje per te kerkuar asistencen e Komisionit te Venecias si garanci per te dyja palet. Nderkohe beteja e PS-se duhet te vazhdoje ne Kolegjin Zgjedhor ku duhet te kundershtohet tabela e miratuar prej KQZ-se. Kerkesa shume mire mund te ndertohet duke kerkuar qe tabela e rezultateve te nxirret me te dhenat e percjella nga grupet e numerimit te votave u shpreh ai per Vizion Plus. Pervec opsionit juridik qe perfaqeson thirrja ne skene e Komisionit te Venecias apeli i Ngjeles per kreun e shtetit Bamir Topi eshte nje qasje cilesisht e re politike ne kete moment. Nje levizje e ketij te fundit ne kete drejtim me gjase do te jepte nje dritare per legjitimitetin e kerkeses shqiptare per Venecian por pa dyshim qe do te sillte reagime te forta ne kampin e djathte. Po keshtu apeli i Ngjeles ka nje nentekst te qarte qe ka te beje me zbardhjen e votes se Topit i cili ishte nder ata votues qe hodhi fleten e votimit gabim dhe qe mandej u perfshi ne proceduren e rivleresimit e madje u be publike edhe adresimi i zgjedhjes se tij per Edi Ramen. Per keto arsye pozicioni i Presidentit te Republikes eshte shume delikat ne kete moment qofte edhe per shkak te faktit se edhe juristet jane te ndare sa i perket rolit te Venecias duke paralajmeruar beteje politike ne cdo rast. Keshtu vetem disa dite me pare keshilltari i Kryeministrit dhe nje nga autoret e Kodit Zgjedhor Oerd Bylykbashi deklaronte se rruga ankimore ndaj vendimit te Kolegjit eshte Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg nje destinacion shume i larget per tu pranuar si realist. Mandej edhe ish-kreu i KQZ-se Kristaq Kume u shpreh ne nje prononcim te vetin se nderhyrja e Venecias nuk do te zgjidhte gje. Nuk ka asnje lloj ekspertize nderkombetare qe mund te hedhe poshte vendimin e Kolegjit Zgjedhor u shpreh ai ne nje prononcim televiziv. Konkretisht Kume ka nenvizuar rolin keshillimor te Komisionit te Venecias i cili gjithsesi nuk mund te mbivendoset mbi atributet vendimmarrese te organeve shqiptare aktet e te cilave jane te detyrueshme per tu njohur. Ne kete pike vleresimi i ardhur nga selia roze dhe vete kreu i saj Edi Rama per nje kerkese ndaj Venecias per te marre kuptim minimalisht do te kerkonte konsensus politik ose do te duhej qe nje nga institucionet kushtetuese te hidhte nje hap ne kete drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›