E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi: Media të mos pengohet në transparencën e rezultateve

“Media nuk mund të pengohet të ndjekë procesin e numërimit të votave, pasi ia ka dhënë këtë të drejtë Kodi Zgjedhor dhe prania e saj i shërben transparencës për rezultatet e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.

Subashi shprehu shqetësimin për mungesë të transparencës  për sa i takon bërjes publike të rezultateve dhe numrit të njësisë ku janë numëruar votat dhe se këto rezultate, sipas saj, nuk janë pasqyruar në sistemin të cilit i referohen të gjitha mediat.

Ajo u bëri thirrje disa komisionerëve në rastet e caktuara si, tek njësia Nr.3 të mos e bllokojnë qëllimisht procesin e numërimit, në mënyrë që ai të vijojë normalisht, proces që sipas saj, duhet të ecte me ritme me te shpejta. /Start/

                                                                                             2011-05-09 18:53
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›