Raporti: Zgjedhjet, përgjithësisht të mira

”Kjo vonesë ndikoi në cilësinë e trainimit të anëtarëve të këtyre komisioneve. Kjo situatë rezultoi e mbartur deri 2 ditë para ditës së votimit. Vetëm në 11 prej 21 KZAZ, të monitoruara në datën 6 Maj, kishin përfunduar trajnimin e anëtarëve të KQV-ve, në 7 KZAZ trajnimi ishte zhvilluar pjesërisht, sepse ende kryheshin zëvendësime të anëtarëve si dhe në 3 KZAZ nuk ishte kryes fare trajnim (KZAZ nr.8, 9, 54)”, thuhet në raport.
Gjithashtu, Raporti bën me dije se deri me 6 Maj 2011 situata në lidhje me krijimin e grupeve të numërimit të votave (GNV) nuk paraqitej e mirë, “sepse partitë politike nuk kishin dërguar propozimet e tyre pranë KZAZ-ve përkatëse”.
Për sa i përket procesit të votimit, Komiteti i Helsinkit bën me dije se në përgjithësi ky procesi është zhvilluar sipas rregullave. “Skema e organizimit të qendrave të votimit në disa raste linte për të dëshiruar gjë që ngadalësoi procesin e votimit krijoi në disa raste premise për shkeljen e parimit të fshehtësisë së votës së qytetarëve dhe nuk u mundësoi vëzhguesve akses të plotë si p.sh.b Tiranë, Vlorë, fier, Korçë, Shkodër, Elbasan)”, thuhet më tej.
Për sa i përket procesit të mbylljes së qendrave të votimit, KShH-ja vëren se në përgjithësi janë zbatuar procedurat e mbylljes së procesit të votimit. “Ngritja e GNV është bërë me shumë vonesë, në shumicë të rasteve ditën e votimit ose pas përfundimit të votimit, sepse partitë politike përkatëse nuk dërguan në kohë pranë KZAZ-ve emrat e kandidatëve përkatës. Kjo shkaktoi veshtirësi në trajnimin e tyre të përshtatshëm. U konstatuan edhe ndërrime të anëtarëve të GNV, si në Gjirokastër, Tiranë, Vlorë, Durrës, etj”, thuhet më tej.
Në fund thuhet se nga vëzhguesit e KSHH-së informohet se numërimi, pavarësisht vonesës së fillimit, vazhdon normalisht. /S.Ll/Start/
2011-05-09 19:15