E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi Nuk kam komunikim me Ristanin

Nenkryetarja e KQZ-se

Koha per nderhyrje ne Kodin Zgjedhor ka kaluar dhe tanime eshte vone per kete gje. Ky eshte mendimi i nenkryetares se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Deshira Subashi e cila ka deklaruar dje ne Vizion Plus se momenti per reformen zgjedhore eshte tejkaluar. Ajo ka nenvizuar me kete rast edhe situaten e ndere qe eshte krijuar ne institucion qe ka arritur deri ne nje nderprerje komunikimi mes saj dhe kryetarit Arben Ristani. Per sa i perket ceshtjes se terheqjes se anetareve opozitare nga KQZ-ja Subashi ka deklaruar se kjo eshte nje vendimmarrje qe i perket Partise Socialiste e cila edhe ka mandatuar keta perfaqesues ne detyrat aktuale. Subashi ka prezantuar edhe nje situate tejet problematike ne pikepamje administrative sipas te ciles urdhrat per ceshtje te ndryshme nuk i vihen asaj ne dijeni nga ana e KQZ-se. Prej kohesh nuk kam komunikim me z.Ristani. Kryetari i KQZ-se nxjerr urdhra te cilat kalojne si vendime te institucionit zgjedhor pa marre miratimin e te gjithe anetareve. Asnjehere ne zyren time nuk ka pasur nje dokument qe percaktonte ngritjen e grupeve te punes per asgjesimin e fleteve te votimi - deklaroi Subashi nder te tjera.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›