E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi: Qeveria hesht, banorët e Patos-Marinëz pre e terrorit policor

Gazeta Shqip

Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi në një deklaratë për mediat nga selia rozë, ka akuzuar qeverinë se po tregohet indiferente dhe po hesht përpara rrezikut që po u kanoset banorëve që jetojnë pranë zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Sipas Subashit, qeveria e institucionet përkatëse duhet të merrnin masa e të dënonin shpërthimet, por askush nuk reagoi. Pardje në zonën naftë mbajtëse Patos- Marinzë ka ndodhur një tjetër shpërthim i fuqishëm, i cili tmerroi banorët e zonës. Pritëm dje, të kishte një reagim nga institucionet përkatëse, nga Ministria e Ekonomisë, nga Ministria e Brendshme, nga deputetët e mazhorancës në qarkun e Fierit apo edhe nga kryeministri, por askush nuk u kujtua tu jepte një përgjigje shqetësimeve të banorëve kësaj zone.

Tërmet 3.2 ballë tha qeveria, a thua se banorët e kësaj zone janë kaq të paditur sa do e besojnë gënjeshtrën e radhës. Por qeveria harron se ata, kanë kohë që janë të tmerruar, që ankohen dhe protestojnë për këtë problem jetësor, por shteti hesht, qeveria hesht duke u zhytur përditë e më shumë në llumin e korrupsionit me këtë pasuri të madhe të shqiptarëve, tha Subashi.

Sipas tij, qeveria iu përgjigj shpërthimeve me veprimin brutal të arrestimit të banorëve që protestonin.

Banorët e zonës janë bërë pre e terrorit policor. Prokuroria të hetojë rreth këtyre shpërthimeve, ne i përkrahim banorët, nuk pajtohemi me këto, të largojmë me votë bashkë me gjithë shqiptarët këtë qeveri të korruptuar, përfundoi ai.

11 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Subashi: Qeveria hesht, banorët e Patos-Marinëz pre e terrorit policor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›