Mblidhet K. Legjislacionit, caktohet e premtja për dëgjesa dhe zgjidhen 2 relatorët
Këshilli i Legjislacionit zhvilloi pasditen e sotme një mbledhje shumë të shkurtër prej vetëm disa minutash, ku caktoi për ditën e premte, në orën 9:00 seancën dëgjimore me konstitucionalistë të njohur dhe përfaqësues të institucioneve kushtetuese, që preken nga propozimet e Partisë Socialiste si edhe miratoi dy relatorët e çështjes, Paulina Hoti e PD-së dhe Pandeli Majko i PS-së .
Pak ditë më parë, Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve vendosi të shtynte me dy javë diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet Kushtetuese, por përmes një njoftimi për shtyp të publikuar dje në faqen zyrtare Kuvendit, më urdhër të kryeministrit të vendit, Sali Berisha, kryetarja e këtij institucioni, Jozefina Topalli njoftoi për mbledhjen e radhës së këshillit ditën e sotme, në orën 18:30.
Partia Socialiste ka deklaruar se do të votojë në Parlament projektligjin për heqjen e imunitetit, vetëm pasi të shqyrtohen dhe të ketë përfunduar diskutimi publik i propozimeve të saj lidhur me ndryshimet kushtetuese.
11 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Mblidhet K. Legjislacionit, caktohet e premtja për dëgjesa dhe zgjidhen 2 relatorët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip