Subashi: Zgjedhjet e 8 majit rrezikohen nga shkelja e rregullave
TIRANE- Zv.kryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, e konsideron të paligjshëm vendimin e këtij institucioni për zëvendësimin e komisionerëve të PS dhe PBDNJ në 66 KZAZ-se me të aplikuar jashtë propozimeve të partive opozitare.
Në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", dhe që është botuar sot zonja Subashi bën të ditur se përfaqësuesit e opozitës në KQZ do vijojnë bojkotin dhe se ky qëndrim, sipas saj është në funksion të zhvillimit të një procesi normal zgjedhor.
"Në gjykimin tim, zgjedhjet rrezikohen nga shkelja e rregullave zgjedhore. Kjo është një vendimmarrje e cila, në të vërtetë nuk e zgjidh problemin e zhvillimit të zgjedhjeve. ... Në asnjë rast KQZ nuk mund të zëvendësojë aktorët e parashikuar në ligj. Edhe pse organizimi i zgjedhjeve ka shumë aktorë, secili ka përgjegjësinë e vet para ligjit për detyrimet zgjedhore.".ka thënë zonja Subashi në intervistën e gazetarit Tedi Blushi.
Nënkryetarja e KQZ-së kundërshton gjithashtu propozimin e bërë së fundmi nga opozita për shkrirjen e KQZ aktuale me argumentin se “vendimmarrja është kolegjiale, por përgjegjësia është individuale”.
(Intervisten e plote te zonjes Subashi, marre nga gazetari Tedi Blushi, mund ta lexoni sot ne GSH)
(s.g/BalkanWeb)