Homazhe në nderimtë përkthyesitDritan Cela
TIRANË- 5 vite më parë, pas një lëngimi të gjatë në një nga spitalet e Parmës në Itali ndërroi jetë një nga emrat më të arrirë të fushës së përkthimeve artistike, Dritan Cela, djali i shkrimtarit të njohur Zija Cela. Plot 5 vjet më vonë, kolegët e tij, miq dhe të afërm u mblodhën sërish. Kësaj here për të prezantuar një libër me ndjesitë më të mira dhe të paharruara, në kujtim të jetës dhe veprës të përkthyesit dhe shokut të tyre, Dritan Celës.
“Është rasti kur rikthimet bëhen më të çmuara se sa ardhjet e para dhe ky libër bërë me shumë dashuri dhe sqimë shendërrohet në një akt dhurimi”,- u shpreh njëri prej miqve të tij.
Ndërsa një tjeter tha “Ai vërtetë ishte nga ata njerëz që hasen rrallë, rrezatonte një dashuri dhe një humanizëm të tillë, me të cilën s’të bënte kurrë ta ndjeje veten bosh”.
Babai i tij, shkrimtari i njohur Zija Cela u shpreh “Tani është vërtetë ajo që thuhet se të fjeturit nuk janë gjithmonë atje ku i mendojmë, por janë atje ku bisedohet për ata, por mënyra se si unë e solla Tanin është me të vërtetë prekëse”.
Në ceremoninë homazh të organizuar me këtë rast, krahas figurave më të shquara të letrave shqipe, ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili në fjalën e tij tha se e kishte njohur Dritanin, falë veprës së çmuar që ai la pas.
“Unë nuk e kam njohur, e kam njohur nëpërmjet trashëgimisë. Ai i dha letrave shqipe perlat e letërsisë europiane dhe botërore që i mungonte”.
Përkthyesi i talentuar u nga nga jeta fare i ri, vetëm 36-vjec. Por kjo nuk e ndaloi atë që në botën e përkthimit të kishte sukses. Falë përkushtimit dhe dëshirës për të sjellë në Shqipëri emrat më të njohur të letërsisë italiane si Buxati, Kalvinio, e Pirandelo. Tani, sikundër e thërrisnin shokët, ia doli mbanë të kënaqte veten dhe shqiptarët nëpërmjet veprës që la pas.
“E solle kështjellën në atdhe dhe ike diku në shkretëtira pa fund e pa anë...” , shkruan Cela për të birin e humbur.
(m.a/News24/BalkanWeb)