E Diel, 1 Nëntor 2026

Sudan drejt lindjes se nje shteti te ri

Mijëra persona në Sudanin e Jugut iu drejtuan qendrave të votimit në atë që ata e cilësuan si një votë për lirinë.

Krahina jugore e Sudanit aktual do të votojë në referendum për të vendosur nëse do të shpallë mëvetësinë.

Qindra persona u dyndën në radhë për të marrë pjesë në ditën e parë të procesit të votimit që do të zgjasë një javë.Analistët shprehen se votimi i ditës së sotme në Sudanin Jugor do të përcaktojë formimin e një shteti të ri, pavarësisht thirrjeve të presidentit Omar Al Bashir se ndarja nuk është në interes të askujt.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as incidentet. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se nga përleshjet mes tribuve të ndryshme kanë gjetur vdekjen të paktën 8 persona dhe dhjetra të tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›