Faith Nuk do tolerojme parregullsite

“Unë e vizitova këtë qendër të votimit dhe kam vizituar edhe në komuna tjera u shpreh Faith. Gjërat po shkojnë mjaft mirë, atmosfera është pozitive dhe punët po shkojnë në rregull. Megjithatë dita është shumë e gjatë, kështu që ne do të përmbahemi nga gjykimet sa i përket cilësisë së votimeve deri në rezultatet e fundit që do t’i marrim. Unë jam siguruar që të ketë numër të mjaftueshëm të vëzhguesve dhe mediave, në mënyrë që mos të ketë parregullsi tjera në këto komuna”, ka thënë ai.
“Porosia ime është që nuk do të tolerojmë ndonjë parregullsi ose mashtrim në qendrat e votimit sot dhe nesër”, është shprehur Feith.
Ai shtoi se pret nga institucionet që të respektohet vendimi i gjykatës dhe të merret një vendim edhe për Mitrovicën. Ndërkohë në qendrën e votimit në të njëjtën shkollë me Faith ishte dhe ambasadori i SHBA-së, Kristofer Dell.