Kosove mbyllet procesi i votimit
Qytetarët në Kosovë në pesë komuna votuan për t’i dhënë fund procesit zgjedhor të nisur që më 12 dhjetor.
Procesi i sotëm ishte i qetë e pa incidente të rënda që mund të cënojnë atë. Incidenti më i rëndë u regjistra në komunën e Skënderajt ku në qendrën e votimit në Izbicë një komisioner uzurpoi librin e vërejtjeve dhe kërcënoi komisionerët e tjerë.
Votimi u përshëndet edhe nga ambasador amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Ambasadori Dell tha se procesi ishte më i mirë se ai i 12 dhjetorit. Gjithësesi pritet raporti i rrjetit të OJF-ve, Demokracia në Veprim që kishte shpërndarë dhjetra vëzhgues në terren dhe ai i Komisionit Qendror Zgjedhor.