E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudan i Jugut sulmohet qyteti naftetar

Milicitë kanë sulmuar qytetin naftëtar të Malakalit, kryeqytet në shtetin e Nilit të Sipërm, në Sudanin e Jugut, duke shkaktuar disa viktima.

Sulmi shënon një tjetër tregues të përshkallëzimit të dhunës mes ushtrisë së jugut dhe milicive.

Në muajin janar Sudani i Jugut votoi pro pavarësisë me një shumicë shtypëse prej 98.83 për qind, në një referendum të parashikuar nga traktatet e paqes mes Veriut dhe Jugut.

Traktatet në fjalë janë nënshkruar në vitin 2005, ndërkohë që akti i ndarjes së territorit pritet të nënshkruhet më 9 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›