Berisha Zgjedhjet prova e qendreses sone

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 8 majit do të jenë një provë e rëndësishme për mazhorancën.
Duke folur para simpatizantëve të djathtë, Berisha ka shprehur bindjen e tij për rrëzimin e Ramës nga posti i kreut të bashkisë së Tiranës, i cili sipas tij është lënë në harresë.
“Zgjedhjet e 8 majit janë prova e qëndresës sonë. Këto zgjedhje janë politike, por jo për qytetarët. Edi Rama do ta humbasë bashkinë e Tiranës. Ai lufton vetëm për karriken e tij”, ka deklaruar Berisha.