E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudan, rezultatet e para flasin për shkëputjen e jugut

Siç raporton “AP”, pas numërimit të rezultateve në 10 qendra votimi në qytetin më të madh jugor Xhuba, për shkëputjen e jugut kanë votuar 96 për qind e afro 30 mijë votuesve, ndërsa vetëm 3 për qind e kanë mbështetur shtetin e përbashkët.

“AP” thekson se kjo është një pjesë e vogël nga 3.2 milionë vota gjithsej, por rezultatet janë ashtu siç pritej. Parashikimet flisnin për ndarje të vendit më të madh afrikan në pjesën kryesisht myslimane në veri dhe atë kryesisht të krishterë në jug.

Referendumi për pavarësimin e Sudanit jugor, që filloi në 9 janar dhe përfundoi dje, është pjesë e marrëveshjes së vitit 2005, e cila i dha fund luftës civile 21-vjeçare ku humbën jetën më shumë se dy milionë njerëz.

                                                                                             2011-01-16 17:32
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›