E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, i bën ballë të ftohtit, i zhytur 2 muaj në borë

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në veri të Suedisë, ndërsa një person i ka bërë ballë temperaturave tejet të ulëta, duke qëndruar dy muaj brënda një makine të zhytur në borë.

Ky person i cili kishte humbur kontaktet në datën 19 dhjetor, ka mbijetuar vetëm duke ngrënë borë. Ai është gjetur në një rrugë pylli pranë Umeas, pasi disa kalimtarë kanë ngritur alarmin.

I mbijetuari aktualisht po trajtohet në spitalin e Umeas dhe gjëndja e tij është përshkruar mjaftë e mirë, duke e krahasuar me ato kushte në të cilat ka mbijetuar.

Temperaturat në veri të Suedisë kanë arritur në minus 30 gradë celsius në javët e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›