E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme përshëndet rezolutën kundër Sirisë: Dënojmë dhunën ndaj qytetarëve të pafajshëm

Share

Ministria e Punëve të Jashtme në një njoftim të bërë publik për mediat ka përshëndetur rezolutën për Sirinë, të votuar në 16 shkurt 2012, përmes të cilës komuniteti ndërkombëtar dënon me forcë dhunën tashmë të përhapur në tërë territorin e Sirisë. Në komunikatë shkruhet:

Qeveria e Republikës së Shqipërisë përshëndet Rezolutën për Sirinë të votuar në 16 shkurt 2012, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Republika e Shqipërisë u rendit në listën e vendeve bashkëspornorizuese të kësaj rezolute.

Me anën e kësaj rezolute, komuniteti ndërkombëtar dënon me forcë dhunën tashmë të përhapur në tërë territorin e Sirisë, si dhe shtimin e numrit të viktimave të shkaktuara nga regjimi i Bashar Al Asadit mbi popullsinë e pafajshme të vendit të tij. Kjo rezolutë kërkon pushimin e mënjershëm të dhunës shtetërore mbi civilët, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe mbrojtjen e popullsisë.

Votimi i kësaj rezolute, e cila bazohet mbi planin e propozuar nga vendet anëtare të Ligës Arabe, synon krijimin e një konsensusi ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në Siri. Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen maksimale në votim, kërkon të sigurojë një transformim demokratik të shoqërisë e të sistemit shtetëror në Siri, nëpërmjet një procesi politik, në një mjedis të çliruar nga dhuna dhe ekstremizmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›