E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditën policët, pranga katër personave

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, të cilët goditën dhe fyen disa punonjës policie, në zonën pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Ilir Lasku, 24-vjeç, Grand Frroku, 20-vjeç, Mark Frroku, 39-vjeç dhe Lekë Toma, 30-vjeç.

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi jashtë ambienteve të një lokali, kanë filluar të shajnë dhe goditur punonjësit e policisë, si dhe dëmtuar me gurë një nga automjetet e policisë.

Për normalizimin e gjëndjes janë derguar edhe shërbime të tjera të policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e katër shtetasve në rajon.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësine e provës materiale disa gurë, shishe birre, një tub plastik, si dhe sende te tjera, te cilat janë perdorur nga personat e arrestuar ndaj punonjësve të patrullës së pergjithshme dhe automjetit të policisë. Materialet proceduriale në ngarkim të arestuarve, do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, per veprën penale të Kundershtimit të punonjesit të policisë rendit publik; Goditje për shkak të detyrës si dhe shkatërrimit të pronës me mjete te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›