E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi, identifikohet autori i sulmeve

Prokuroria suedeze ka arritur të përcaktojë me një siguri prej "98%" identitetin e sulmuesit vetvrasës, i cili ishte autori i sulmit të së shtunës në Suedi.

Autori ishte Taimur Abdulvahab, 28 vjeç, i lindur në Irak, qytetar suedez, i cili ka jetuar përkohësisht në Britani.

Abdulvahab ishte pronari i makinës që shpërtheu të shtunën në Stokholm, ku mbeti i vdekur sulmuesi dhe u plagosën dy të tjerë. Autoritetet thanë se ende nuk e kanë përcaktuar identitetin e sulmuesit përmes ADN-së.

Të njëjtat burime pohojnë se atentatori dërgoi një mesazh elektronik dhjetë minuta para shpërthimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›