Francë, përfundon drama e fëmijëve të marrë peng

Orë frike për një çerdhe fëmijësh në Francë, ku për disa orë, një 17 vjeçar i armatosur, mori peng 15 fëmijë paraditen e së hënës.
I riu, i cili kurohej për depresion, i etiketuar si një person i ç`ekuilibruar mendërisht, nisi të lironte fillimisht një grup prej 5 fëmijesh.
Më pas kanë ndërhyrë edhe forcat e specilizuara të policisë kombëtare për të liruar të gjithë pengjet dhe kujdestaren e tyre.
17 vjeçari është arrestuar ndërsa ngjarja ka ndodhur në qendrën për fëmijë “Charles Fourier di Besancon”, në lindje të vendit.
Sipas mediave, pengmarrësi ishte në kurë psiqiatrike, por kishte ndërprerë konsumimin e medikamenteve. Burimet policore thonë se pengmarrësi është një 17-vjeçar i armatosur me dy shpata.