PE miraton rezolutën e Lunaçek për Kosovën

Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Kosovën, të përpiluar nga raportuesja Ulrike Lunaçek ndërsa është hedhur poshtë amendamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian të përfaqësohet me fusnotë.
Rezoluta prej 57 pikash për Kosovën e hartuar nga eurodeputetja çeke Ulrike Lunacek u bën thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së të njohin Pavarësinë e Kosovës siç kanë bërë 88 shtetet e tjerë, si një proces tejet me rëndësi për stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe për përfshirjen e Kosovës në nismat e BE-së.
Rezoluta thekson Kosova duhet të angazhohet më fort në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe që të përmbushë reformat ekonomike, reformën zgjedhore, sundimin e ligjit, etj. Rezoluta i bën me dije Serbisë nënvizon se nuk do të pranohet kurrsesi ndarja e Kosovës.
Parlamenti Evropian përmes rezolutës bën thirrje për implementimin e Pakos së Ahtisaarit për të siguruar të drejtat dhe liritë themelore të serbëve të veriut.
Qeverisë së Kosovës përmes rezolutës i kërkohet të bëjë çdo përpjekje për të hartuar dhe më pas të zbatojë një strategji efektive për veriun.
Rezoluta kërkon që të hetohen dhe dënohen përgjegjësit për parregullsitë dhe manipulimet në zgjedhjet parlamentare të 2010.