Suedi mbahet Festivali i peste i Folklorit Shqiptar

Malme 1 mars NOA 8211 Festivali i Folklorit Shqiptar i pesti ne radhe qe organizohet ne Suedi sivjet do te mbahet ne Kristianstad me 21 maj.
Keshtu ka vendosur Keshilli Organizativ ne mbledhjen e tij te fundit ku mikpritese e tij do te jete Shoqata Kulturore Shqiptare Ardhmeria.
Paraqitja e ansambleve pjesemarrese do te behet deri me 30 prill ndersa organizatoret presin qe ne te do te marrin pjese mese 15 ansamble folklorike grupe muzikore dhe talente te tjere nga shoqatat shqiptare qe veprojne anekend Suedise.
Risi e festivalit sivjet do te jete ecja me veshje kombetare e te gjithe pjesemarresve neper qendren e qytetit te Kristianstadit.
Kurse ne oret e mbremjes do te mbahet manifestimi qendror ku secili ansambel pjesemarres do te prezantohet me disa valle kurse vetem njera prej pikave te zgjedhura do te jete konkurruese.
Qellimi i ketij manifestimi kulturor eshte masivizimi i amatorizmit ne mesin e bashkekombesve shqiptare ne Suedi dhe prezantimi i vlerave folklorike shqiptare para mergimtareve dhe publikut te gjere suedez.
n.e/NOA
Lajme te ngjashmeSulmohet shkrimtari shqiptar ne SuediSuedi nisin manifestimet per Diten e Pavaresise LidhjeFestivali i Folklorit Shqiptar Kristianstad Suedi