E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi, vetëvritet truproja e kryeministrit

Ajo që fillimisht u cilësua nga mediat suedeze si një atentat ndaj Kryeministrit Frederik Reinfeldt, rezulton të mos jetë ashtu. Siç raporton Reuters, bëhet fjalë për vetëvrasjen e njërit prej rojeve të sigurisë, brenda rezidencës zyrtare në Stockholm, ku banon kryeministri.

Mësohet se kryeministri dhe familja e tij janë të sigurt, ndërsa ai nuk ka qenë në rezidencë në momentin e ngjarjes.

“Nuk ka shenja krimi. Ne po hetojmë për një vetëvrasje të ndodhur në kushtet e punës”, tha Towe Hagg zëdhënësi i policisë për Reuters.

Bëhet me dije se viktima nuk ishte pjesë e truprojave personale të kryeministrit dhe se nuk kishe leje të plotë për të qenë në rezidencë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›