Suedia, 1.5% shanse për në Botëror
Do të duhet një mrekulli e Maltës që Suedia të shkojë në Botërorin 2010. Shanset e tyre për të udhëtuar drejt Afrikës së Jugut verën e ardhshme janë përllogaritur nga kompania suedeze e basteve, "Unibet", sipas së cilës, nëse hedh bast për të, do të fitojë 50-fishin. "Kemi nevojë për një mrekulli të Maltës në Portugali, që ëndrra e Suedisë të mbetet gjallë", thotë Andrea Plain, drejtor i marketingut të "Unibet". Sipas kësaj kompanie, shanset e suedezëve për të shkuar në Botëror janë vetëm 1.5%. Por që kjo të ndodhë, duhet që Malta t‘i marrë pikë Portugalisë. Teorikisht një gjë e tillë nuk mund të quhet e pamundur, pasi Malta e ka treguar edhe në eliminatoret e mëparshme, ku u ka shkëputur pikë të mëdhenjve. Përballjet e shpeshta mes tyre zakonisht janë mbyllur 1-0 për Portugalinë. Në të njëjtën kohë Suedia mundi Shqipërinë dhe pastaj do të vazhdojë të shpresojë te mrekullia e Maltës. Rezultati final më i kuotuar është 3-1 për Suedinë, ndërkohë që Shqipëri nuk ka asnjë objektiv.
A. Manallari
A. Manallari