Zona Europiane, dy "bileta" në ankand
Përfaqësueset kontinentale zbresin sot në fushë për ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit 2010. Në Zonën Europiane kanë mbetur për t‘u përcaktuar vetëm dy "bileta" për kualifikimin direkt, ku lufta zhvillohet në Grupin 2 ndërmjet Zvicrës dhe Greqisë dhe në Grupin 3, ndërmjet Sllovakisë dhe Sllovenisë. Dy fitueset e këtyre grupeve do t‘i bashkohen Danimarkës, Gjermanisë, Spanjës, Anglisë, Italisë, Serbisë dhe Holandës, të cilat e kanë siguruar një vend në fazën finale në Afrikën e Jugut. Ndeshjet e fundit eliminatore do të përcaktojnë edhe katër skuadrat që do të hyjnë në shortin e 19 tetorit për ndeshjet "play-off", përkrah Rusisë, Bosnjë-Hercegovinës, Francës dhe Republikës së Irlandës, të cilat e kanë siguruar një vend mes tetë skuadrave të dyta më të mira në Europë.
Grupi 1
Portugalia i ka të gjitha shanset që të renditet e dyta në grup, pozicion të cilin ia rrëmbyen Suedisë në takimet e fundjavës që kaloi. Tri pikët duken thjesht një formalitet, pasi luzitanët presin në shtëpi Maltën, ekipin që renditet i fundit (vetëm 1 pikë e fituar, pas barazimit me Shqipërinë). Kundërshtarët janë një skuadër modeste dhe mungesa e Kristiano Ronaldos nuk duket se e shqetëson trajnerin Kueiroz. Zhgënjim në radhët e Suedisë, që pas humbjes 1:0 në fushën e Danimarkës. Ajo ka pak shanse për të luajtur në këtë edicion të Kupës së Botës. Tekniku Lars Lagerbak ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra, pavarësisht rezultatit të sfidës së sotme me kuqezinjtë.
Grupi 2
Përpara 90 minutave finale, në këtë grup nuk ka asgjë të sigurt: Zvicra pret Izraelin dhe të besuarve të trajnerit Otmar Hitcfeld u mjafton vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin e nëntë në fazën finale të Botërorit. Sfida parashikohet e zjarrtë, sepse izraelitët janë ende në garë për një vend në "play-off". Greqia, që për momentin renditet e dyta, ka një sfidë të lehtë në shtëpi me Luksemburgun. Helenët pritet të mos kenë asnjë problem për të marrë tri pikët dhe "do të mbajnë një vesh" nga sfida në Bazel.
Grupi 3
Këtu situata është edhe më e komplikuar: janë plot katër skuadra që kanë shpresa për të mos dalë duarbosh. Përveç Sllovakisë dhe Sllovenisë, që kryesojnë grupin, në garë për një vend në "play-off" janë edhe Irlanda e Veriut dhe Republika Çeke. Slloveninë e pret një ndeshje e lehtë në fushën e San Marinos, ku synojnë të përmirësojnë golavarazhin dhe shpresojnë që Sllovakia do të bëjë hap fals në Poloni. Çekët presin Irlandën e Veriut në betejën e dy skuadrave që shpresojnë deri në çastet e fundit.
Grupi 6
Ukraina është favorite për t‘u renditur pas Anglisë dhe një kundërshtar si Andorra duket se e bën gjithçka më të lehtë. Tri pikë të Shevçenko & Co., do të bënin që çdo rezultat i Kroacisë në Kazakistan të ishte i pavlerë.