Kryeprokurorja Rama vizitë tre ditore në Londër
E ndodhur në një vizitë tre ditore në Londër, kryeprokurorja shqiptare Ina Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritete të larta të drejtësisë në shtetin anglez.
LONDËR - Kryeprokurorja Ina Rama e ndodhur në Londër për një vizitë tre ditore ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet më të larta të shtetit anglez. Ina Rama është pritur ne Londër nga Drejtori i Shërbimit të Prokurorisë së Londrës Sir Ken MekDonald dhe stafi i tij.
Më pas Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka zhvilluar një vizitë dhe takime në Gjykatën Kriminale të Londrës, në Policinë Metropolitane dhe në agjencinë për krimin e organizuar SOCA.
Gjithashtu Ina Rama ka takuar edhe ministren e Brendshme për Drejtësinë dhe punët e Brendshme në Europë Meg Hiller. Në këtë takim kryeprokurorja shqiptare dhe ministrja Hiller kanë biseduar për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe mbështetjes që i jepet Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare për ta vazhduar këtë luftë.
Më tej delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeprokurorja Ina Rama kanë zhvilluar takime në Ministrinë e Jashtme dhe me kreun e Njësisë për Drogën dhe Krimin Ndërkombëtar.
(a.s/Balkanweb)