Suedia i paraqet Presidentit çek një draft për kërkesat e tij
Presidenti çek, Vaslav Klaus, i është shmangur një grindjeje shumë të madhe me liderët e tjerë të vendeve të Bashkimit Europian në lidhje me mosaprovimin nga ana e tij të traktatit të Lisbonës. Ai ka dhënë shenja ///////////////kënaqësie në lidhje me një tentativë për modifikimin e këtij traktati në përputhje me kërkesat e tij të fundit të bëra një ditë më parë. Kërkesa e papritur e Presidentit çek, e cila nuk u prit mirë nga shumë vende të Bashkimit Europian, kishte të bënte me shtesën që i duhet bërë sipas tij traktatit në lidhje me një problem të vjetër çeko-gjerman që ka të bëjë me çështjen e quajtur "çështje e gjermanëve //////////////sudetë". Sipas Presidentit, traktati do ta ekspozonte Çekinë ndaj një rreziku ndaj pretendimeve për pronësi nga ana e gjermanëve etnikë që u përzunë nga vendi pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo kërkesë ishte në krye të një liste pakënaqësish që ai shprehte kundër traktatit. Dje, pikërisht një javë para se liderët e BE-së të takohen në Bruksel për një takim në të cilin ato po shpresojnë që të përqendrohen në vënien në funksion të traktatit, nëse ai do të miratohet edhe nga Presidenti çek, ky i fundit, deklaroi papritur se ishte i kënaqur me një propozim të bërë nga Suedia, vendi që ka presidencën e BE-së në lidhje me kërkesën e tij. Sipas zyrës së shtypit të Klaus, propozimi i Suedisë përputhet me vizionin e tij për të zgjidhur një çështje që ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për Çekinë dhe mbi të gjitha për marrëdhëniet mes Pragës dhe Berlinit. Nga ana e tij, Stokholmi i ka mirëpritur komentet e fundit nga Praga duke i quajtur a duke deklaruar se ai do të vazhdonte që të punonte me këtë temë gjatë javës së ardhshme.
Për sa i përket Traktatit të Lisbonës, për t‘u ratifikuar atij i duhen firmat e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Të gjitha vendet deri më tani e kanë firmosur përveç Çekisë, e cila ka refuzuar kryesisht përmes Presidentit të saj euroskeptik. Presidenti Klaus e ka quajtur këtë traktat si një dhunim që i bëhet sovranitetit të vendeve përbërëse të Bashkimit Europian dhe si një dokument që centralizon shumë pushtet në duart e Brukselit në dëm të vetëvendosjes së parlamenteve të vendeve të caktuara. Për sa i përket Çekisë, problemi nuk është vetëm Presidenti, por edhe Gjykata Kushtetuese, e cila duhet gjithashtu që ta miratojë marrëveshjen. Një grup senatorësh kanë dërguar në këtë gjykatë një apel në të cilin kërkohet që kjo gjykatë të verifikojë nëse traktati është, apo jo në përputhje me Kushtetutën e Republikës Çeke. Vendimi për këtë pritet që të dalë shumë shpejt.
Presidenti çek është një euroskeptik i betuar dhe gjatë gjithë kësaj kohe e ka kritikuar traktatin me vendosmëri të madhe. Edhe kërkesa e tij e fundit për ndryshime në traktat ishte e papritur për të gjithë krerët e shteteve që prisnin në fakt firmën e tij. Polonia ishte vendi i fundit që firmosi marrëveshjen dy javë më parë përmes një ceremonie ku merrnin pjesë edhe liderët e BE-së. Edhe presidenti i këtij vendi nuk ishte shumë i bindur në lidhje me traktatin dhe e kishte mbajtur të zvarritur çështjen e firmosjes së tij. Ky traktat është një material i ndryshuar i projekt-kushtetutës europiane, një dokument që u rrëzua në referendumet e mbajtur në Francë dhe në Holandë në vitin 2005. Pas këtyre dështimeve me votën e njerëzve ai iu nënshtrua ratifikimit në parlamentet e vendeve të BE-së ku nuk gjeti ndonjë kundërshti të madhe. I vetmi vend që deklaroi se do ta miratonte traktatin me referendum ishte Irlanda. Herën e parë irlandezët votuan kundër tij, ndërkohë që në referendumin e dytë që u organizua rreth një muaj më parë edhe ata vendosën që t‘ia jepnin votën traktatit edhe pse me një diferencë shumë të vogël me "jo"-në.