Suedia nen ankthi e sulmeve terroriste dy shperthime ne Stokolm
Stokolm Suedi 12 dhjetor NOA - Dy
shperthime kane tronditur mbreme kryeqytetin e Suedise Stokolm. Nga shperthimi i bombave qe ishin vendosur ne
makina nje person ka vdekur dhe dy jane plagosur.
Policia akoma ka vijuar hetimet dhe nuk ka konfirmuar lidhshmerine e dy shperthimeve. Ato ndodhen ne nje afersi prej 200 metrave ne nje nga rruget me te frekuentuara ne qender te Stokolmit ndersa shperthimi i tyre pasoi nje pas nje vetem me nje diference prej 2 minutave.
Policia suedeze deri tani nuk ka bere te ditur motivet e ketij sulmi terrorist dhe nuk jane dhene detajet mbi hetimet e para.
NOA