E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia nuk e dëshiron eurozonën

Suedia nuk planifikon të bëhet pjesë e bashkimit monetar të BE-së, sepse nuk dëshiron t’i mbulojë humbjet e institucioneve financiare të vendeve të tjera, tha kryeministri suedez Fredrik Rainfeld, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ai tha se edhe në vendin e tij ka pasur krizë në vitet e 90-ta, por nuk kanë lutur për ndihmë dhe vetë janë kujdesur për veten.

Bashkimi monetar ka për qëllim të krijojë mekanizma që mundësojnë stabilizimin e institucioneve financiare dhe, nëse është e domosdoshme, ristrukturimin e tyre, pa pasur nevojë që të shkohet në shfrytëzimin e mjeteve buxhetore.

(a.k/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›