Korriku, muaji më i përgjakshëm i forcave amerikane në Afganistan
Korriku ka qenë muaji me
humbjet më të mëdha për sa
u përket ushtarëve në Afganistan
në këto 8 vite luftime. Numri i
jashtëzakonshëm i viktimave
ka të bëjë me përshkallëzimin
e dhunës në këtë vend. Gjithsej
kanë humbur jetën 46 ushtarë,
vetëm në pjesën e parë të këtij
muaji. Pikërisht dy javët e fundit,
trupat amerikane dhe britanike
lançuan ofensivën e tyre të parë
të përmasave të tilla gjatë këtyre
8 viteve dhe kjo ka bërë që edhe
kundërpërgjigjet e talebanëve të
jenë më të ashpra dhe si rezultat
numri i viktimave më i madh.
Shifrat e këtij muaji në Afganistan
krahasohen me periudhat më të
errëta të luftës në Irak, ku çdo ditë
humbnin jetën afërsisht 3 ushtarë
të huaj. Shtimi i numrit të viktimave
është pasojë e strategjisë
së re të Obamës, që parashikon
të jetë vendimtare gjatë kësaj
vere. Sipas burimeve ushtarake,
një situatë e tillë parashikohej
deri diku, por sigurisht jo e këtyre
përmasave. Ajo çka është
më e keqe, është se një dhunë e
tillë ka të ngjarë që të vazhdojë
edhe për disa muaj. Obama, që
ka akuzuar vazhdimisht ishpresidentin
Bush për injorim të
Afganistanit, e largoi vëmendjen
e tij nga Iraku dhe u përqendrua
në strategjinë e tij të re, tërësisht
në Afganistan. Ai madje nisi edhe
largimin përfundimtar të trupave
nga Iraku. Në tërësi 2009-ta do
të shohë dyfishimin e trupave
në Afganistan nga 32 mijë në
68 mijë, së bashku me 36 mijë
trupa nga vendet aleate. Trupat
e reja po dërgohen pak nga pak
në qytete dhe fshatra të vegjël
për të monitoruar situatën. Gjithë
ky angazhim i ri i amerikanëve
dhe britanikëve ka shkaktuar një
kundërpërgjigje nga ana e talebanëve,
të cilët janë riorganizuar
dhe kanë shtuar forcat. Zakonisht
sulmet e tyre bëhen me bomba të
prodhimit artizanal.
humbjet më të mëdha për sa
u përket ushtarëve në Afganistan
në këto 8 vite luftime. Numri i
jashtëzakonshëm i viktimave
ka të bëjë me përshkallëzimin
e dhunës në këtë vend. Gjithsej
kanë humbur jetën 46 ushtarë,
vetëm në pjesën e parë të këtij
muaji. Pikërisht dy javët e fundit,
trupat amerikane dhe britanike
lançuan ofensivën e tyre të parë
të përmasave të tilla gjatë këtyre
8 viteve dhe kjo ka bërë që edhe
kundërpërgjigjet e talebanëve të
jenë më të ashpra dhe si rezultat
numri i viktimave më i madh.
Shifrat e këtij muaji në Afganistan
krahasohen me periudhat më të
errëta të luftës në Irak, ku çdo ditë
humbnin jetën afërsisht 3 ushtarë
të huaj. Shtimi i numrit të viktimave
është pasojë e strategjisë
së re të Obamës, që parashikon
të jetë vendimtare gjatë kësaj
vere. Sipas burimeve ushtarake,
një situatë e tillë parashikohej
deri diku, por sigurisht jo e këtyre
përmasave. Ajo çka është
më e keqe, është se një dhunë e
tillë ka të ngjarë që të vazhdojë
edhe për disa muaj. Obama, që
ka akuzuar vazhdimisht ishpresidentin
Bush për injorim të
Afganistanit, e largoi vëmendjen
e tij nga Iraku dhe u përqendrua
në strategjinë e tij të re, tërësisht
në Afganistan. Ai madje nisi edhe
largimin përfundimtar të trupave
nga Iraku. Në tërësi 2009-ta do
të shohë dyfishimin e trupave
në Afganistan nga 32 mijë në
68 mijë, së bashku me 36 mijë
trupa nga vendet aleate. Trupat
e reja po dërgohen pak nga pak
në qytete dhe fshatra të vegjël
për të monitoruar situatën. Gjithë
ky angazhim i ri i amerikanëve
dhe britanikëve ka shkaktuar një
kundërpërgjigje nga ana e talebanëve,
të cilët janë riorganizuar
dhe kanë shtuar forcat. Zakonisht
sulmet e tyre bëhen me bomba të
prodhimit artizanal.