Sugjerime nga ekspertë ndërkombetarë per zhvillimin e qendrueshem te vendit
TIRANË- Arkitektë, urbanistë dhe ekonomistë nga vende të ndryshme të botës shprehën sot mendimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me zhvillimin e vendit tone.
Të mbledhur në konferencën me Temë "Shqipëria e Gjeneratës tjetër", organizuar nga Partia Socialiste në Hotel Sheraton në Tiranë, rreth 50 ekpertët botërore, të ndarë në grupe, u përqëndruan në çështje si hartimi i planeve të zhvillimit rajonal, turizmit etj.
Një nga ekspertët, duke marrë fjalën në konferencë, e vuri theksin tek përfshirja e publikut në hartimin e planeve të zhillimit rajonal, ç’ka, sipas tij, është shumë e rëndësishme. "Duhen marrë parasysh ndryshimet nga rajoni në rajon dhe të lejohen rajonet që të zhvillohen edhe në mënyrë të caktuar në fusha të ndryshme si turizmi, bujqësi, pyjet, etj, pra një kombinim i të gjitha këtyre, në mënyrë që Shqipëria të jetë një mozaik rajonaesh me identitet të fortë dhe secili me strategjinë e tyre socio-ekonomike", theksoi ai.
Eksperti vuri në dukje se, ky plan kombëtar hartohet me anë të një qasjeje gjithpërfshirëse, duke përfshirë nivelet e ndryshme të shoqërisë me anë të një procesi konsultimi, ndërkohë që duhen përdorur, sipas tij, hapat e ndërmarrë në të kaluarën, si dhe ekspertiza vendore dhe ndërkombëtare, sidomos e vendeve fqinjë.
Një tjetër ekspert duke u fokusuan ne fjalen e tij te sektori i turizmit, e vuri theksin tek rendesia e moratoriumit te bregdetit shqiptar. "Një nga veprimet e para që duhet të ndërmerrë është ai i pastrimit. Nëse Shqipëria i tregon botës se ka një bregedet të pastër, plazhet të bukura, vetëm me një veprim të tillë i ka maksimuzuar asetet e saj", theksoi ai, duke shtuar se një tjetër çështje që shtrohet është ai i kontrollit të plazheve.
Gjatë ditës së djeshme, arkitektët dhe urbanistët u ndalën në disa nga zonat informale si në Paskuqan, Kamëz dhe zonën e ish-kënetës në Durrës. Ata u njohën me historikun e krijimit të këtyre zonave, si dhe problematikat e mprehta që kanë ato në një proces që tashmë ndodhet midis legalizimit dhe urbanizimit të tyre.
Turi vijoi në amfiteatrin antik të Durrësit, por dhe në bregdetin e qytetit. Të shoqëruar edhe nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, arkitektët dhe urbanistët e huaj panë nga afër situatën në të cilën ndodhen këto dy zona mjaft të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
(e.m/ata/BalkanWeb)