E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, nënshkruhet raporti për ‘24 dhjetorin’, kur u dëbuan deputetët nga Kuvendi

Partitë politike ne Shkup kane nënshkruar raportin për ngjarjet e 24 dhjetorit ku u dëbuan me dhune nga Kuvendi opozita dhe gazetarët. Ndonëse i paralajmëruar për pasdite, akti i nënshkrimit të raportit për ngjarjet e “24 dhjetorit”, është kryer në mesditë duke shmangur kështu edhe zgjedhjet e parakoheshme.

Të dyja palët kanë vënë firmën mbi dokumentin e përgatitur nga kreu i Komisionit për ngjarjet e “24 dhjetorit”, me konstatimin se “VMRO-DPMNE ka shkelur Kushtetutën, gjatë intervenimit policor për dëbimin e deputetëve dhe të gazetarëve më 24 dhjetor të vitit 2012”.

Akti i nënshkrimit pason një zhvillim dramatik në fundjavë, kur kryeministri paralajmëroi seriozisht mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, si opsion për zgjidhjen e ngërçit.

Pas refuzimit nga LSDM të propozimit për zgjedhje, kryeministri deklaroi mbrëmjen e së dielës se do të pranonte me cilëndo kusht raportin e Komisionit, duke bërë kësisoj një “veprim sakrifice në emër të interesave shtetërore”. Nënshkrimi i konkluzioneve për ngjarjet e “24 dhjetorit”, u vu si kusht nga Komisioni Evropian për vlerësime pozitive në Raportin e Progresit.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›