E Diel, 1 Nëntor 2026

Suksesi i Kosovës, faktor stabiliteti në rajon

Jones ka theksuar se suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumetnik vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon, duke nënvizuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Këto komente zyrtari i lartë amerikan i bëri gjatë një senace të Komisionit Amerikan të Helsinkit mbi sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, Jones tha se ato treguan se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistrimin e votuesve, kartat e identifikimit dhe në kornizën ligjore.

Sipas vlerësimeve të ODHIR it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve, megjithatë nuk arritën të përmbushnin standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike, tha Jones.

Bashkimi Evropian, me synimin e tij për t’u zgjeruar e integruar, ka marrë kohët e fundit përgjegjësi më të mëdha për rimëkëmbjen dhe reformimin e Ballkanit. Sfidat e reja në Bosnje Hercegovinë, Kosovë e gjetkë kanë nxitur debate lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan. (VoA/ start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›