Suksesi në Champions "firmos" kontratën e Riberisë
“Rezultati me të cilin klubi do të përfundojë këtë sezon në Ligën e Kampionëve do të ketë ndikim të madh në vendimin tim për të qëndruar apo larguar nga “Allianz Arena”. Për mua vlejnë rezultatet dhe nga mënyra se si po luajmë, kemi shumë mundësi të shkojmë larg në këtë veprimtari”, theksoi francezi.
Në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit të kombëtares franceze në merkaton e verës janë Reali i Madridit dhe Çelsi, ndërkohë që vetë lojtari ka deklaruar muaj më parë se do t’i bashkohet atij ekipi me të cilin ka më shumë mundësi të fitojë tituj.