Fitojnë Bayern e Porto

Miroslav Klose ia ka siguruar fitoren Bayernit të Munchenit në minutën e fundit ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Allianz Arena”. Klose, shënoi një gol me kokë, nga pozita jashtë loje, në fitoren 2:1 të Bavarezëve.
Në një ndeshje jo dhe aq tërheqëse, klubi gjerman kaloi në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë përmes Arjen Robben, që shënoi nga penalltia, pasi më parë Frank Ribery u pengua në 16-shin mysafir. Udhëtuesit e befasuan kundërshtarin qysh në minutën e pestë të pjesës së dytë, kur mbrojtësi Kroldrup shënoi nga afërsia, 1:1.
Më pas, bavarezët u munduan me të gjitha forcat, dhe në fund mundi i tyre u shpërblye. Duhet cekur se klubi Viola luajti me një lojtar më pak në 17 minutat e fundit, pas ndëshkimit me karton të kuq të Gobbit. Në ndeshjen e kthimit, klubit nga Firenze i mjafton një fitore 1:0, për të shkuan në çerekfinale.
Në ndeshjen tjetër, Arsenal u befasua nga Porto, duke humbur 2:1. Portieri Fabianski ishte më fajtori për humbjen e Topçinjve, pas dy gabimeve katastrofale. Ai u tregua i pasigurt në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 11-të, kur duke u munduar ta heq një top, pa dashje e plason në portën e tij, 1:0. Pas 7 minutash, klubi anglez e barazoi rezultatin përmes veteranit Sol Campbell, që shënoi me kokë.
Ndërsa, në minutën e 51-të, portugezët e shfrytëzojnë një gabim të portierit Fabianski, dhe akordimin indirekt të gjyqtarit e ekzekutojnë menjëherë duke shënuar për rezultatin përfundimtar, 2:1, me anë të Falcaos. Njëjtë si Fiorentinës, edhe Arsenalit do t’i mjaftonte një fitore minimale 1:0 në shtëpi, për të ecur përpara.
Liga e Kampionëve – E teta e finales
Porto-Arsenal 2:1
Bayern-Fiorentina 2:1