Ovrebo godet përsëri, Fiorentina "viktima" e radhës
Pas gjykimit katastrofik gati një vit më parë në gjysmëfinalen Çelsi-Barcelona (ku i dhuroi finalen katalanasve), ja ku vjen një tjetër “perlë” e gjyqtarit norvegjez Tom Hening Ovrebo. Përveçse në një gjendje fizike të dobët, që nuk e lejonte t’i ndiqte aksionet deri në fund, ai koleksionoi një “arsenal’ të tërë gafash në përballjen e mbrëmjes së djeshme midis Bajernit të Mynihut dhe Fiorentinës në “Allianz Arena”.
Goli i fitores për gjermanët ishte dukshëm në pozicion jashtë loje, mospërjashtimi nga loja i Kloses (autorit të golit disa minuta më pas), përjashtimi i diskutueshëm i Gobit dhe një sërë vendimesh të tjera të çuditshme plotësojnë tablonë e një nate të zezë për arbitrimin europian. Një katastrofë që sigurisht përfshin edhe asistentët e gjyqtarit kryesor.
“Tërbimi” nga ana e italianëve (më se i ligjshëm, për hir të së vërtetës) ka qenë i menjëhershëm. Trajneri, lojtarët, presidenti, të gjithë kanë reaguar ashpër në përfundim të ndeshjes. Madje kryetari i bashkisë së Firences shkoi më tej, duke deklaruar se kjo është një fyerje për gjithë qytetin dhe se zyrtarët e UEFA-s duhet të kërkojnë menjëherë falje.