E Diel, 1 Nëntor 2026

Suksesi në Kosovë

Kur mbërrin në Washington nga vendet e Ballkanit perëndimor të bëhet menjëherë e qartë se politika e jashtme e SH.B.A. ka një sërë prioritetesh të reja. Një visitor në vendin tim do të vinte re një ndryshim të ngjashëm. Kjo është diçka e mirë. Do të thotë që kemi shënuar progres kolektiv.

Në disa vitet e kaluara Kosova ka përjetuar një transformim të dukshëm. Shumica e përgjegjësive qeverisëse kanë kaluar nga misioni i OKB-së tek qeveria provizionale. Kosova ka një themel të qëndrueshëm mikroekonomik, si dhe një sistem taksash me përjashtime të vogla dhe me shuma margjinale të ulta. Ligjet tona të punësimit janë më elastiket në Europë dhe qeveria ka normalizuar ligjet e pronës private.
Ndërkohë që sektorët e gjyqësorit dhe të sigurisë kanë nevojë për reforma më të thella, Kosova ka zhvilluar institucione funksionale dhe efektive.

Ne gjithashtu kemi zhvilluar një sistem për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve tona. Serbët përbëjnë vetëm 5% të popullsisë por gjuha serbe është njëra nga dy gjuhët tona zyrtare. Një shembull i tillë nuk ka precedent në Europë. Njëzet karrige në parlamentin tonë janë të rezervuara për minoritetet dhe unë kam këmbëngulur për të pasur përfaqësues të minoriteteve në qeverinë time.

Po kështu, qeveria ka forcuar bazën autoritative të bashkive të veçanta. Kjo garanton që shumica e serbëve – pjesa më e madhe e të cilëve jeton e shpërndarë në të gjithë Kosovën – të jetojë nën kryebashkiakë dhe sheaf policie serbë, të vizitohet tek doktorët serbë dhe të frekuentojë shkolla serbe.

Ne e kuptojmë që çelësi i jetueshmërisë së Kosovës është që të urëzojë ndarjet e së kaluarës. Kosova është një shtet multietnik dhe ne kemi ndërmarrë hapat për të siguruar që të gjitha minoritetet e saj etnike të kenë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin që aspirojmë të gjithë ne.

Për fat të keq, pjesë te elitës politike të Beogradit po përpiqen ta martirizojnë komunitetin serb të Kosovës ndërkohë që s’bëjnë asgjë për t’i ofruar këtij komuniteti një të ardhme jetëgjatë. Rezultati është që ndërsa sot Kosova është de facto e pavarur, shumë nga komuniteti ndërkombëtar akoma hezitojnë për të pranuar të pashmangshmen dhe, të gjithë ne kemi mbetur në vend.

Kosovës i nevojitet pavarësia për të ecur drejt fazës tjetër në të cilën të mund të mendojmë për të promovuar potencialin tonë ekonomk dhe për menaxhimin e integrimit tonë në Bashkimin Europian. Por mbi të gjitha, finalizimi I statutit të Kosovës do t’I japë fund pasigurisë dhe dëshpërimit të serbëve të Kosovës dhe, në të vërtetë, të vetë Serbisë. Ajo do ta çlirojë Serbinë nga një barrë mitologjike dhe do t’u hapë dyert politikave të duhura dhe zhvillimit ekonomik.

Sot ka dy Serbi. Serbia moderne e kutpon që Kosova po bën përpara dhe se i duhet të rehabilitohet me këtë realitet. Kjo Serbi është e fokusuar në Europë dhe në ringjalljen e potencialit ekonomik të Serbisë dhe bashkë me këtë, mirëqënien e qytetrëve serbë. Ndërkohë, Serbia e vjetër e nacionaliste ende mbërthehet pas Kosovës. Ky grupim nuk ka ndonjë plan afatgjatë ekonomik, social apo shoqëror për Kosovën apo për Serbinë.

Duke e parë këtë dualitet, bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një rrugë për të stimuluar Serbinë demokratike dhe për të lënë jashtë loje radikalët. Kjo është gjithashtu edhe në interesin tonë.

Kosova po bën ç’të mundet për të ndihmuar Serbinë. Ramë dakord për ta shtyrë vendimin për statusin përfundimtar deri pas zgjedhjeve të përgjithshme të Janarit në Serbi. Kjo është mënyra jonë e të thënit që mbështesim një Serbi demokratike. Unë dua që me Serbinë të zhvillojmë marrëdhëniet e pjekura dhe produktive që duhet të kenë dy vende fqinjë me interesa dhe synime të përbashkëta.

Në fakt, I tërë rajoni ka nevojë për një Serbi të orientuar nga Bashkimi Europian që të zhvillohet dhe ta çlirojë bashkësinë ndërkombëtare nga barra e ndërhyrjes. Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi europian janë dy anët e një medaljeje dhe a ardhmja për Ballkanin perëndimor modern. Por, asnjëra nga këto nuk do të materializohet përderisa çështja e statusit të Kosovës mbetet e pazgjidhur.
Bashkimi Europian duhet të marë një rol drejtues në zhvillimin e rajonit. Në shumë mënyra po e bën këtë. Tërheqja e rajonit nga Brukseli është veçse e natyrshme dhe e pashmangshme. Por udhëheqja e fortë dhe e fokusuar amerikane mbetet thelbësore, sidomos në muajt që vijnë kur diskutimet për statusin të vijnë për zgjidhje në Këshillin e Sigurimit.

SH.B.A. ndërhynë në Kosovë për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Trupat amerikane bashkë me NATO-n zprapsën dhe thyen ushtrinë e Sllobodan Millosheviçit e cila I solli Europës spastrimin etnik. Ndërhyrja në Kosovë e udhëhequr nga Sh.B.A. ka shërbyer si një rikujtues konstant që shkelja sistematike e të drejtave të njeriut nuk do të tolerohet më nga bashkësia ndërkombëtare dhe se pretendimi për sovranitet nuk përbën garanci nga bashkësia ndërkombëtare bpër krime të llahtarshme

Njohja e pavarësisë së Kosovës do të mbyllte kapitujt e errët të historisë së Ballkanit dhe do të krijonte mundësinë për një stabilitet të ri e të vazhdueshëm të rajonit. Për Amerikën dhe botën kjo përfaqëson shansin për histori të reja e impresionuese sukses të politikës së jashtme.

*Kryeminister i Kosoves
Editorial i botuar ne Washington Post

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›