Sula: Shqiptarët iu rikthyen ritualeve të ligjshme fetare në 1990

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Sula, u ka uruar sot besimtarëve myslimanë Fitër Bajram.
“Le të festojmë jo vetëm fundin e agjërimit, por edhe triumfin e shpirtit mbi shtypjen. Nën regjimin komunist, besimi u shpall armik dhe mijera u perndoqen– një kujtesë e çmimit të lirisë se besimit që sot e gëzojmë”, shkroi Sula në rrjete sociale.
Sula tha se, shqiptarët iu rikthyen ritualeve të ligjshme fetare në 1990.
“Siç ka thënë Khalil Gibran: “Besimi është një oaz në zemër, ku fuqia e Krijuesit çon karvanin e shpirtit drejt dritës.” Kjo forcë na mbajti gjallë atëherë dhe na bashkon sot. Le të nderojmë këtë ditë me falënderim dhe reflektim për vlerat shpirtërore që na bëjnë njerëz.
Me statutin e vitit 1950, edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar, bashkë me komunitetet e tjera fetare në vend, u vu në kontrollin e Partisë së Punës. Vijuan dënimet e klerikëve dhe anatemimi i fesë, deri në 1967, kur besimi u ndalua me ligj dhe Shqipëria u shpall i vetmi vend ateist në botë. Shqiptarët iu rikthyen ritualeve të ligjshme fetare në 1990”, u shpreh Sula.
1 nga 4/a.f/