Shefi i Tiranës, Gjini: “Ja detajet e ndeshjes Tirana-Milan”
“Unë e vlerësoj maksimalisht iniciativën e kompanisë ‘Taçi Oil’ për të sjellë Milanin në Shqipëri, ku më në fund edhe një skuadër shqiptare do të luajë kundër një skuadre kaq të madhe, kampioni i botës në fuqi për sa i përket klubeve”, - tha për “Albania-sport.com”, shefi i klubit të Tiranës, Eduard Gjini, pas konferencës për shtyp të mbajtur nga presidenti Refik Halili e zonja Shefikat Ngjela.
“Është një ëndërr për të gjithë shqiptarët, e në veçantë për tifozët e Tiranës, që një skuadër si Milani të zbresë në Tiranë për të luajtur kundër skuadrës sonë”, - shton Gjini, i cili thekson se klubi që ai drejton është në sinkron të plotë me “Taci Oil” për ta bërë gjithçka perfekte.
“Kemi marrë përsipër me shpenzimet e sponsorëve tanë të përgatisim flamujt e dy ekipeve dhe kompanisë ‘Taci Oil”. Banderola do të jenë të pranishme, duke filluar nga aeroporti, bulevardit ‘Dëshmorët e kombit’ e sigurisht në stadium. Aty do të jetë një spektakël më vete”.
Sponsorët e Tiranës kanë vendosur të blejnë një numër të konsiderueshëm biletash (bëhet fjalë për 2 mijë copë) për t’ua dhënë më një çmim më të lirë tifozëve të tyre, për të formuar një bllok bardheblu. Ndeshja do të luhet në mbrëmje (ora 19:00) dhe dekori do të jetë fantastik”.
Tirana-Milan do të gjykohet nga një katërshe gjytarësh shqiptarë me stemën e FIFA-s, të kryesuar nga ndërkombëtari Albano Janku. Ndihmës të tij do të jenë Ergim Doda, asistent i parë e Emiljano Biçaku, asistent i dytë. Sokol Jareci do të jetë gjyqtar i katërt.
Protokolli i qëndrimit të Milanit tashmë është përcaktuar, duke filluar nga mbërritja, konferenca e shtypit në orën 16:30 e administratorit Galiani, trajnerit Ançeloti e disa lojtarëve kuqezinj në hotel “Sheraton”, por dhe njw takim kortezie me kryeministrin Sali Berisha (15:00).
“Kemi kontaktuar edhe ne si klub me Milanin, në lidhje me detajet teknike. Zëvendësimet e lojtarëve do të jenë të pakufizuara, në rast barazimi nuk do të ketë shtesë, por direkt gjuajtje penalltish. Ndeshje do të zhvillohet me topa ‘Adidas’. Pas ndeshjes dhe ndarjes së trofeut, dy trajnerët e kapitenët e dy skuadrave do të japin një konferencë të përbashkët shtypi në ambientet e stadiumit ‘Qemal Stafa’, - jep të tjera detaje Gjini.
Klubi i Tiranës ka një lidhje të veçantë me Italinë, pasi për disa muaj skuadrën e parë e drejtoi italiani Leonardo Menikini (2005-2006).
“Nuk ka qenë vetëm Menikini, i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Karlo Macones te Breshia e Bolonja, - shton Gjini, - por te Tirana ka punuar si përgatitës atletik edhe Stefano Neri, i cili na ka ndihmuar jashtë mase. Te Tirana ka luajtur edhe futbollisti Kristian Muzaki (2005-2006), i cili ka luajtur si mesfushor dhe mbrojtës i majtë”.
Emri i klubit të Tiranës nuk është i panjohur në Itali dhe veçanërisht në shtypinë e Milanit. “Ne kemi organizuar në muajin korrik në ‘Selman Stërmasi’ kampusin ‘Milan Junior Camp’ dhe kjo përbën edhe një lidhje tjetër me Milanin e me sektorin e tyre të rinjve”, - përfundon sekretari i klubit të 23-herë kampionëve të Shqipërisë.
E Enjte, 09 Tetor 2008